Ambasadorja Elvana Shala: Gratë në Kosovë përballen me sfida të shumta – të tregojnë guxim ndaj padrejtësive që ju bëhen

Intervistoi: Donat Maloku

Është një femër shumë e suksesshme që parreshtur punon në prezantimin e denjë të vendit të saj, Republikës së Kosovës.

Por edhe pse vet ia doli të ketë sukses, ajo e pranon se gratë në Kosovë ballafaqohen me probleme të shumta. Fjala është për Ambasadoren e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, e cila në një intervistë për median “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për familjen e karrierën, për sfidat me të cilat përballen femrat/grate kosovare, për dukurinë e rëndë të vrasjes së grave nga burrat e tyre, si dhe për çështje të tjera.

 

Kids of Kosova: Së pari a mundeni një preznatim, CV-të shkurtë tuajën, familja,
puna…?

Elvana Shala: Kam lindur dhe jam rritur në Pejë si fëmiu i tretë i një familjeje 6 antarëshe. Kam kryer studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës në degën e Shkencave Politike në periudhën 2010-2015, si dhe Komunikimin Masiv dhe Gazetarisë në Kolegjin AAB në periudhën 2012-2015.

Në vitin 2014, jam emëruar Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën nga Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut pjesë e Kombeve të Bashkuara, një mission përfaqësues diplomatik jo-fitimprurës me mandat 4 vjeçar që i jep mundësinë e përfaqësimit zyrtar të Kosovës në fushën e diplomacisë publike nëpër botë.

Nën këtë mision përfaqësova Kosovën në konferenca, dhe ngjarje të ndryshme të diplomacisë publike në vendet si: New York, Londër, Dubai, Gjenevë, Turqi, Marok, Pragë, Tajlandë,etj.

Në vitin 2018 u zgjodha edhe për një mandate të dytë si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën nga IHRC funksion të cilin do ta ushtroj deri në vitin 2022.

Për një periudhë të caktuar kam qene pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës me të cilën aktualisht kam bashkëpunim të jashtëm.

Kids of Kosova: Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen gratë në Kosovë?

Elvana Shala: Gratë në Kosovë kanë sfida të ndryshme dhe të shumta. Fillimisht ato përballen shumë me sfidën e paragjykimeve, sepse tradicionalisht janë të paragjykuara nga gjinia e kundërt, dhe në disa vende ende ekziston ai mendimi që gratë janë vetëm për punët e shtëpisë. Pavarësisht se është bërë progres i dalluar në thyerjen e kësaj tabuje, fatkeqësisht në mentalitetin tonë paragjykimet ndaj femrave janë ende të shumta. Në mes të kësaj një sfidë tjetër e rëndësishme është qasja e tyre e mangët në vendimmarrje dhe në qeverisje të vendit, një sfidë tjetër e rëndësishme mbetet edhe trashëgimia në pronë, ku kjo e drejtë ju mohohet kategorikisht shumicës dërrmuese të tyre. Pra sfidat ngelen ende të shumta në çdo aspekt për gratë e shoqërisë sonë!

Kids of Kosova: Sivjet janë shënuar shifra alarmante sa i përket vrasjeve të grave.
17 është numri i grave të vrara. Si duhet të ndalet sipas jush ky krim
që po bëhet ndaj grave?

Elvana Shala: Për mendimin tim gratë duhet të kenë vetëbesim dhe guxim më të madh në luftën kundër padrejtësive të tyre dhe të mos ndikohen shumë nga rrethi ku jetojnë. Krimet e kryera mbi to mendoj se vijnë si rezultat i shumë faktorëve që lidhen me mentalitetin tonë. Shteti duhet të krijoj mekanizma për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje për të parandaluar kështu dhunën me fatalitet.

Kids of Kosova: Sa po e ngritin zërin institucionet por edhe organizatat që merren me të drejtat e grave? Ç’mund të bëjnë më shumë?

Elvana Shala: Me keqardhje mund të them se institucionet e Kosovës nuk është që kanë bërë shumë në përmirësimin e kësaj gjendjeje sepse gjithçka sillet rreth politikës në vendin tonë, për dallim nga organizatat që meren direkt me këto cështje të cilat po bëjnë punë të jashtëzakonshme por që po vështirë po e arrijnë ndikimin e duhur. Se çka mund të bëjmë e thash më lartë që shteti duhet të krijoj një mekanizëm të vecantë për mbrojtjen e tyre, ndryshe vështirë që situata mund të ndryshoj.

Kids of Kosova: Gratë në vendimmarrje është një tjetër sfidë në Kosovë. Pse sipas jush
ndodhë kjo?

Elvana Shala: Për mungesën e grave në vendimmarrje, mendoj se partitë politike duhet të krijojnë strategji brenda partive për hapësirën e barabartë të grave në vendimmarrje marrë parasysh faktin që institucionet krijohen nga partitë politikë që vijnë në pushtet.

Derisa nuk do të ketë vetëdijësim të mjaftueshëm brenda partive politike për rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje, kjo do të ngelet ende si një sfidë për to.

Kids of Kosova: Për fund mesazhi juaj për të gjitha femrat dhe gratë shqiptare?

Elvana Shala: Të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen lehtë. Personalisht si femër kam një moto jetësore që thotë: “Në jetë asgjë nuk është e pamundur, ka vetëm njerëz që nuk dijnë si ta bëjnë të mundur” – andaj le të jetë femra shqiptare ajo që di gjithmonë t’i bëjë gjërat e mundura në jetën e saj! (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Flet Fitore Zenelaj nga Prizreni: Si e mposhta kancerin dhe kujdesi që duhet të kenë gratë

 Intervistoi: Donat Maloku Betejat më të vështira në jetë ndonjëherë kthehen në fitore. Kështu ka ndodhur edhe me Fitore Zenelaj, 30-vjeçaren nga Prizreni, e cila...

Flet Besa Kuqi, drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Gratë më llogaridhënëse se burrat

Intervistoi: Donat Maloku  Është një grua e suksesshme në komunën nga vjen. Me profesion është psikologe klinike, ku për nëntë vite punoi në këtë drejtim. Falë...

Intervistë ndryshe me deputeten Ariana Musliu-Shoshi: Flet për familjen, karrierën dhe ka një mesazh për gratë

Intervistoi: Donat Maloku  Është një grua model për shumë vajza të reja që duan të ndjekin karrierë të suksesshme. Si deputete e Kuvendit të Kosovës  ju...

Të tjera nga kategoria

Flet Fitore Zenelaj nga Prizreni: Si e mposhta kancerin dhe kujdesi që duhet të kenë gratë

 Intervistoi: Donat Maloku Betejat më të vështira në jetë ndonjëherë kthehen në fitore. Kështu ka...

Flet Besa Kuqi, drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Gratë më llogaridhënëse se burrat

Intervistoi: Donat Maloku  Është një grua e suksesshme në komunën nga vjen. Me profesion është...

Intervistë ndryshe me deputeten Ariana Musliu-Shoshi: Flet për familjen, karrierën dhe ka një mesazh për gratë

Intervistoi: Donat Maloku  Është një grua model për shumë vajza të reja që duan të...

Flet Shkendie Maxhuni nga “Terre des hommes”: Ja ç’hapa duhet të merren për të përmirësuar pozitën e fëmijëve në Kosovë

Intervistoi: Donat Maloku  Për më shumë se 5 vite punon në çështjet e përfshirjes sociale...