E enjte, 22 Prill, 2021

Alergjitë më të zakonshme të pranverës dhe si t’i parandalojmë ato

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.


Shpesh na japin shqetësime nga më të ndryshme, të cilat na pengojnë në aktivitetet e përditshme.

Alergjitë më të zakonshme të pranverës janë:

Reaksionet alergjike: Simptomat që zakonisht shkakton janë rrjedhja e hundëve, teshtitja, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës. Ë

shtë e mundur bllokimi i hundës të bëhet i përhershëm dhe të shkaktojë dëme serioze, nëse nuk trajtohet si duhet në kohën e duhur.

Astma Alergjike: Simptomat e astmës alergjike ndryshojnë në varësi se sa e rëndë është ajo. Mund të shfaqet me një “djegie” në gjoks ose me kollë. Sidoqoftë, mund të jetë më serioze dhe të bëjë që të keni vështirësi në frymëmarrje dhe në të njëjtën kohë të keni kollë të fortë.

Shkaku kryesor për shfaqjen e alergjive të pranverës është poleni i pemëve, i cili vazhdimisht qarkullon në ajër.

Simptomat më të zakonshme të alergjive pranverore janë:
Sy të kuq që lotojnë
Sy të thatë dhe kruarje
Sy me rrathë të zinj
Rrjedhje sekrecionesh nga hunda
Kollë
Teshtitje
Prandaj, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë.
Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni.

Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr.
Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arsyet e shumta pse duhet të hani çdo ditë banane

Bananja mund të konsiderohet si një frut i nënvlerësuar në krahasim me frutat e...

Kujdes, mishi i kuq rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Shkencëtarët britanikë e kanë lidhur konsumimin e çfarëdo forme të mishit të kuq siç...

Një listë me gjërat që nuk e prishin agjërimin gjatë muajit të Ramazanit

Nëse keni pasur dyshime se çfarë do të prishë agjërimin, kjo listë do të...

Hani ushqim herët dhe parandaloni diabetin

Zgjimi i hershëm dhe shkuarja me kohë në krevat, e bën njeriun më të...