E enjte, 9 Shkurt, 2023

A është e sigurtë për fëmijët të kthehen në shkollë?

- Advertisement -

A do të fillojnë shkollat dhe a është hapja e tyre një proces i sigurtë shëndetësor në drejtim të COVID-19?

Është kjo pyetja që po mundon sot shumë prindër por edhe drejtues të arsimit në vendin tonë, sikurse edhe botë, 5 javë nga fillimi i vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Mike Ryan, drejtues i departamentit të emergjencave shëndetësore në OBSH i është përgjigjur sot këtij shqetësimi.

Ai tha se nëse transmetimi i virusit në nivel komunitar është intensiv, atëhere duhet bërë kujdes me hapjen e shkollave.

“Ne e dimë tashmë që fëmijet mund të përhapin sëmundje. Fatmirësisht pjesa dërmuese e tyre nuk nuk vuajnë nga pasojat e kësaj sëmundjeje, por kjo nuk do të thotë që ata nuk marrin pjesë në procesin e transmetimit të saj. Pra sëmundja mund të kalojë përmes fëmijëve. Është e mundur që tek fëmijët e prekur të bie imunteti apo edhe të ketë disa kompromentime dhe kjo mund të shkaktojë rëndim të infektimit. Ose ata mund edhe ta çojnë infkesionin në shtëpi te grupet vulenrabël siç janë gjyshërit. Pra mënyra se si e shoh unë këtë çështje është: Nëse ka transmetim intensiv të virusit në nivel komuntar atëhere ne duhet të tregohemi të kujdeshëm me hapjen e shkollave. Por gjithashtu ne duhet të mbajmë në konsideratë faktin se arsimimi është thelbësisht i rëndësishëm dhe ka vende në botë ku shkollat janë mjediset më të sigurta. Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur që të kthejmë fëmijët tanë në shkollë dhe mënyra më e mirë dhe efektive për ta bërë këtë është të ndalojmë përhapjen e sëmundjes në komunitet. Po kontrolluam transmetimin e virusit në komunitet, ne mund ti hapim shkollat. Pra ne kemi nevojë të fokusohemi sërish te kontrolli i transmetimit komunitar të COVID-19.”

- Advertisement -

Deri në një vendimarrje të finalizuar, mendimi i eksperteve të ISHP mbetet kusht për këtë process i cili me shume gjasa mund të jetë edhe për një hapje të lokalizuar të procesit arsmior në vend në varësi të nivele të infeksionit në komunitet.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...