E shtunë, 26 Nëntor, 2022

A është dielli një mik apo armik i fëmijëve tanë?

Me ardhjen e sezonit të ngrohtë prindërit gjenden shpesh përballë dy rekomandimeve të pediatërve:


EKSPOZONI fëmijën në diell për t’i garantuar dozën e duhur të vitaminës D dhe SHMANGNI ekspozimin e fëmijës në diell për një kohë të gjatë për ta mbrojtur nga rreziku i sëmundjeve të lëkurës.

- Advertisement -

Si gjithmonë e vërteta qëndron në mes.

Ne të gjithë kemi nevojë të dalim në diell jo vetëm për të prodhuar vitaminën D, e domosdoshme për të fiksuar kalciumin në kockat tona, por edhe për të rregulluar ritmin gjumë-zgjim, për të përmirësuar imunitetin dhe për të ruajtur humorin e mirë!
Gjithashtu, dielli është shumë i dobishëm në luftën kundër dermatitit atopik.

Për këto arsye duhet të ekspozojmë fëmijët në diell gjatë gjithë vitit dhe në këtë artikull do të ju them pak rregulla që këtë ta bëjmë në mënyrën e saktë dhe të sigurtë.

- Advertisement -

Gjatë muajve të parë të jetës është e rëndësishme që fëmija juaj të qëndrojë rregullisht në diell, mund të zgjidhni të ekspozoni në diell vetëm fytyrën për 2 orë në ditë ose të gjithë trupin lakuriq për 30 minuta në javë. Ky zakon i thjeshtë i garanton fëmijës sasinë e duhur të vitaminës D.

Mënyra dhe koha e ekspozimit ndryshon në varësi të stinës: gjatë dimrit ju këshilloj një shëtitje në ajër të hapur prej 15–20 minutash në ditë, me fytyrën dhe duart të ekspozuara në diell, ndërsa në verë mund të bëni të njëjtën gjë por me ditë të alternuara (një po një jo).

Mendoni vlerën që ka një shëtitje e thjeshtë në natyrë: shmang marrjen nga goja të vitaminës D!

Por si duhet të ekspozoni fëmijën në diell në mënyrë të sigurtë?

Çdo dalje në diell duhet të jetë graduale dhe e mbrojtur.

Pas daljeve të para në diell shumë të shkurtra, prej pak minutash, shikoni me vëmendje lëkurën e fëmijës tuaj: nëse nuk ka skuqje të dyshimta, mundeni gradualisht të rrisni kohën e ekspozimit me disa minuta me radhë.

Duhet të tregoheni shumë të kujdesshme me fëmijën që ka lëkurën e bardhë dhe flokët të kuqë/bjond (fototipi 1–2) dhe nëse është shumë i vogël (nën muajin e gjashtë të jetës).

Nga muaji mars deri në tetor shmangni orët më të nxehta të ditës (nga ora 11 deri në orën 15) për të ekspozuar direkt fëmijën dhe nëse jeni jashtë mbani fëmijën në hije gjatë këtyre orëve.

Gjatë muajve më të nxehtë vishni fëmijën lehtë dhe me veshje të rehatshme të përbëra prej fibrave natyrale (pambuk, lino).
Mos harroni asnjëherë kapelën prej pambuku me strehë të gjerë për t’i mbuluar fytyrën dhe qafën. Gjithashtu shumë të dobishme janë edhe syzet e diellit (të çertifikuara “CE”!)

Nëse në program keni një shëtitje jashtë shtëpisë, një ndalesë buzë detit ose një shëtitje në mal, para se të dilni nga shtëpia vendosni kremin e diellit tek të gjitha zonat e trupit që do të ekspozohen në diell. Duhet të tregoni shumë vëmendje mbi të gjitha me zonat e fytyrës që janë të ekspozuara si hunda, faqet, veshët, por edhe shpatullat dhe këmbët. Janë pjesët më të eskpozuara dhe më të ndjeshme, jo vetëm tek fëmijët!

Mund të zgjidhni midis dy kremrave për mbrojtje ndaj diellit: me filtra fizik/mineral të cilët janë me bazë oksidi zinku ose bioksid titani ose me filtra kimikë. Kremi i diellit më i mirë për fëmijët e vegjël është pa dyshim ai me filtra fizikë/mineralë.

Për ekspozimet e para në diell zgjidhni një krem me faktor mbrojtës të lartë (30–50) dhe me filtra UVB dhe UVA. Kur fëmija juaj të jetë nxirë mjaftueshëm mund të kaloni tek një krem mbrojtës me mbrojtje mesatare (15–20).
Kujdesuni të vendosni kremin mbrojtës çdo dy orë dhe pas çdo larje në det; ky veprim duhet kryer edhe nëse fëmija qëndron nën hijen e çadrës.

Tani jeni gati të shijoni një verë plot diell, mik i fëmijës!

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...