E diel, 5 Shkurt, 2023

A duhet të bëhen vizita të paparalajmëruara në shkolla, për të rritur nivelin e përgjegjësisë dhe cilësisë?

- Advertisement -

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, kohë më parë kishte bërë vizita të paparalajmëruar në shkolla për të pagë nga afër sa po respektohet orari i punës nga drejtorët dhe mësimdhënësit.

Ajo gjatë vizitave që kishte bërë në shkolla kishte identifikuar mungesa në orarin e punës nga ana e 6 drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së meditjeve.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.

Por vizitat e paparalajmëruara në shkolla nga e para e arsimit në këtë komunë, u kritikuan nga disa drejtor dhe mësimdhënës, duke e konsideruar se kjo gjë nuk duhet të ndodh në ditët e sotme.
Andaj shtrohet pyetja: a duhet që drejtorët e arsimit të komunave të bëjnë vizita “të fshehura” në shkolla për të ‘kapur’ jashtë detyrës drejtorët dhe mësimdhënësit.
Sigurisht se drejtoritë komunale të arsimit janë ato që e kanë në duar si të veprojnë, por që bërja eventuale e ‘gjyqit publik’ mund të bëjë që gjendja të përkeqësohet.
- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...

Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës mësimore

Nga Zihnie Kaçaniku Gurmani Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës...

Drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës jep një njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit

Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Banjë të Malishevës ka njoftuar se mësimi fillon nesër...

Nga Asllan Bajrami: Disiplina dhe respektimi i rregullave të mirësjelljes në shkollë, përkatësisht në klasë

Një orë mësimore është e suksesshme kur nxënësit mbajn diciplinën dhe respektojnë rregullat e...