E martë, 31 Janar, 2023

A duhet fëmijët tanë t’i kenë të gjitha notat 5-sa gjatë shkollimit?

- Advertisement -

Djali/vajza ime ka të gjitha 5-sa dhe është nxënësi/ja më i/e mirë në klasë! Është mburrja që sot në Kosovë çdo prind ka për fëmijën e vet, por në fakt është edhe dëmi më i madh që ju shkaktohet fëmijëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë të mbledhjeve me prind, ku suksesi i nxënësve ju kumtohet prindërve.

- Advertisement -

Pothuajse të gjithë nxënësit mesatarë dhe të mirë notohen me 5-sa deri në klasën e 6-të.

Dallimi dhe diskriminimi bëhet te një përqindje më e vogël e nxënësve të cilët janë më problematikë apo më “rebelë” e të cilët vlerësohen me nota 4 ose me 3 gjatë ciklit të shkollës fillore të ulët.

Në fakt këta nxënës padrejtësisht lihen prapa nga mësuesit/arsimtarët të cilët nuk punojnë shumë me ta duke i konsideruar si nxënës të dobët.

- Advertisement -

E të tillët më vonë pasi përfundojnë shkollën e mesme, fillojnë biznese të vogla apo punojnë në ndonjë punë, e që shpeshherë dalin të jenë më të suksesshëm se “nxënësi më i mirë” i vlerësuar nga mësuesit me të gjitha 5-sa.

Për dallim nga vendi ynë, në Finlandë vendi me sistemin më të avancuar të shkollimit, fëmijët nuk notohen në gjashtë vitet e para të shkollimit.

Në fakt sistemi i shkollimit finlandez i vlerëson barabartë si fëmijët me inteligjencë shumë të lartë ashtu edhe ata të cilët janë më dembelë dhe kanë ngecje në mësime.

- Advertisement -

Realisht “të dobëtit” që vlerësohen në Kosovë, atje çmohen dhe punohet me ta deri sa të arrihet rezultati maksimal që ata mund të arrijnë.

Sipas një studimi, konkurrenca në moshën e re dhe synimi i notave të mira nga nxënësit largon fokusin e fëmijëve nga pasionet dhe kthen vëmendjen vetëm te përgatitja e tyre për të arritur notat e larta në lëndët ku ata fëmijë ngecin.

Kjo shkatërron ambicien, shpirtin krijues dhe shpesh herë sjellë edhe stres dhe orientim të fëmijëve në marrjen e të gjitha notave 5-sa, përderisa lëndët që fëmijët i duan janë të fundit në listën e prioriteteve që ata i vendosin vetes.

E në sistemin finlandez, duke mos e pasur brengën e notave, fëmijët mësojnë dhe punojnë në atë që ata e duan më shumë duke treguar sukses në jetë pasi ata përfundojnë shkollimin.

Duke qenë të barabartë, Finlanda nxjerrë kuadro të suksesshme dhe profesionistë në të gjitha sferat e jetës.

/Shkolla finlandeze /

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...

Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet deri në mbrëmje vlera e koeficientit?

Sot është dita e fundit e muajit janar dhe vlera monetare e koeficientit të...