E martë, 24 Maj, 2022

A do të nisin shhkollat nesër? Tregon ministrja e Arsimit

spot_img
- Advertisement -

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se mbyllja e shkollave për tre ditë për shkak të kushteve të vështira të motit ishte e detyrueshme dhe e këshilluar nga ekspertët.

Në konferencën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Kushi tha për gazetarët se mbyllja nuk ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së ngrohjes në shkolla.

- Advertisement -

“Temperaturat nuk ishin të zakonshme. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Edhe Greqia i mbylli shkollat të hënën. Edhe Turqia ka bërë të njëjtën gjë dhe shumë shtete të tjera. Arsyeja nuk ka qenë vetëm ngrohja në shkolla, por ne duhet të kujdesemi dhe kemi përgjegjësi për nxënësit që në momentin kur dalin nga shtëpia nëse ka ngricave në rrugë duhet të marri masat”, u shpreh ministrja.

Sakaq, e pyetur se përse nuk u veprua njësoj edhe për kopshtet dhe çerdhet, Kushi tha: “Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkive. Por prindërit nuk janë të detyruar ti çojnë fëmijët, ndërsa shkolla ka një program dhe nxënësit kanë detyrim. Shpresojmë që kushtet të mos na ofrojnë surpriza të tjera. por ishte një periudhë tre ditore që sipas ekspertëve ishte e nevojshme.”

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kush thotë që s’ka mësues model në Kosovë?”

Shkruar nga Teuta S. Haxhimusa E dinte se ajo çfarë u mësonte fëmijëve sipas plan-programit...

Nga Maliq Fetahu: Mësimdhënësit po sulmohen, nuk kanë e kanë mbështetjen nga shteti

Autor: Maliq Fetahu - mësimdhënës Mësuesit vitet e fundit po e ndjejnë veten si të...

Mësuesia, profesion i femërorizuar apo profesion femëror?

Problematika e shtruar që në hyrje të këtij punimi, është një konstatim i drejtpërdrejtë,...

Këto janë elementët që ndihmojnë për një lexim të bukur

Nëse nxënësit do të marrin marrin njohurtë e duhura të teknikës së recitimit, nuk...