E diel, 26 Qershor, 2022

A do të mbyllen shkollat pas rritjes së rasteve me COVID-19? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

- Advertisement -

Rritja rekorde e rasteve me COVID-19 ka bërë që të propozohet ashpërsimi i masave anti-Covid.

Masat që përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimin e orarit të punës të gastronomisë deri në orën 21:00, pritet që të miratohen sot nga Qeveria e Kosovës dhe të hyjnë në fuqi nga nesër.

- Advertisement -

Por, a parashihet edhe mbyllja e shkollave me këto masa?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.

Sipas tij, ky vendim iu takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT’in.

- Advertisement -

“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, ka thënë Hoti.

- Advertisement -

Share

spot_img
spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Shyqëri Obërtinca: Puna e policisë nuk është bastisja e nxënësve nëpër klasa

Autor: Shyqëri Obërtinca Dhuna në shkollat e Kosovës Te nderuar, kolege, mesimdhenes, prinder dhe ju perfaqesues...

Kush i kontrollon thikat në shkolla?

Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se...

Akuza: Qeveria Kurti e ka kap UP-në

Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur të premten pesë anëtarët e Këshillit Drejtues...

Prindërit kërkojnë që mësueses së shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan t’i vazhdohet kontrata e punës

Këshilli i Prindërve të klasës së tretë të shkollës fillore (SHFMU) “Selami Hallaçi”, në...