E shtunë, 8 Maj, 2021

9 vjeçari nga Klina, Gjonson Berisha i cili ka arritur të bëhet programer

Aftësitë e jashtëzakonshme të shumë fëmijëve në Kosovë, kanë bërë që disa prej tyre të jenë pjesë edhe të shumë garave ndërkombëtare.

Në mesin e shumë fëmijëve të cilët qysh në moshë të vogël arrijnë të kenë aftësi të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme, është edhe nëntë vjeçari nga Klina, Gjonson Berisha i lindur më 24 janar 2011.

Gjonsoni i cili aktualisht vijon mësimet në klasën e katër, qysh në moshën 3 vjeç prindërit e tij kishin vërejtur aftësitë e Gjonsonit që i ka në përdorim të teknologjisë, më saktësisht në fushën e programimit.

Babai i tij, Leonard Berisha në një prononcim për Telegrafin ka treguar më shumë rreth aftësisë që zoton djali i tij Gjonsoni.

“Kur ka qenë tre vjeç ka ditë me punu me telefon, i ka ditë të gjitha funksionet e telefonit. Ia ka marrë bashkëshortes telefonin ja ka hek kodin që e ka pas edhe ja ka qit kodin e vet. Kur e kemi vet çka ke ba ka thanë unë e di”, ka rrëfyer babi i Gjonsonit.

Ai më tej tregon se djali i tij ka arritur të mësoj gjuhën angleze përmes telefonit dhe se tani e flet rrjedhshëm.

“Anglishten e ka mësuar përmes telefonit pa shku në shkollë hala. Tash është në klasën e 4, asnjëherë nuk ka qenë në kurs të anglishtes dhe aq mirë e dinë sa profesorët shpesh thonë që nuk shtyhemi me të sepse e frikësohemi se del më i zoti se ne”, është shprehur Leondardi.

Ndryshe Gjonsoni nëntë vjeçar posedon llogari personale në Twitter, e po ashtu ka edhe një web faqe “Easy CSS 2.0” të cilën e mirëmban vet.

“Unë jam një fëmijë 9 vjeç që di të kodoj të gjitha projektet e mia janë krijuar nga unë dhe e vetmja gjë që përdor për të punuar është laptopi im me Windows 10 hp”, shkruan Gjonson në webfaqen që e mirëmban.

Ai gjithashtu tregon se projekti i tij i parë si programmer që ka realizuar ka qenë projekti i quajtur deptv.netlify.app.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Djali i vogël feston ditëlindjen, ish-ministri ndan videon emocionuese me të birin

Ish-ministri e ka uruar publikisht për ditëlindjen djalin e vogël, i cili mbush 2...

Bonusi i bebes/ Manastirliu: Ja sa fëmijë përfituan në muajt e parë të 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur ditën e...

Instagram Kids? Facebook do ndërtojë një Instagram, vetëm për fëmijët nën 13 vjeç

Facebook po konsideron të nxjerrë një version të platformës së tij të famshme Instagram,...

5 emra për fëmijë që nuk i keni dëgjuar më parë

Nëse jeni në pritje të ëmbël këtu keni disa ide. Ligea: Personazhi kryesor i veprës...