E premte, 7 Tetor, 2022

7 simptoma të hershme të shtatzënisë, ndiqni këta hapa për të kuptuar gjendjen

Keni dyshime se jeni shtatzëne, apo keni pritur gjatë ta merrni një rezultat pozitiv!


Rishikoni këto pika të hershme të cilat i shtjellon artikulli në fjalë ku shkruan FirstCryParenting, transmeton Gazeta Shneta.

- Advertisement -

Këto ndryshime janë përmbledhur në pikat e mëposhtme:

Gjinj të tendosur: Gjatë javës së parë, mund të vëreni ndryshimet që kanë filluar në gjoksin e juaj në nivelin e madhësisë dhe kjo shpjegohet me faktin se keni shumë estrogjene dhe progesterone në rritje tek shtatzanitë e hershme.

“Gjakderdhje e shkurtër” : Nëse vëreni se “periudha” e ciklit menstrual duket më e shkurtër apo e ndryshme, mund të jetë një shenjë e shtatzënisë.

- Advertisement -

Lodhja: Gjatë javëve të para, trupi juaj është duke punuar 24 orë prapa skenave për të mbështetur shtatzëninë dhe lodhja është një përgjigje normale.

Progesteroni shtesë që prodhohet pas konceptimit shkakton ngritjen e temperaturës së trupit tuaj bazal, gjë që kontribuon në mungesën e energjisë.

Fryerje: Nuk mund ti veshni ato xhinset e mëparshme apo? Nivelet e nxituara të progesteronit ngadalësojnë sistemin e tretjes dhe mund të bëjnë që barku juaj të ndihet i fryrë më shumë se zakonisht.

Dhimbje koke: Rritja e volumit të gjakut mund të shkaktojë dhimbje koke të shpeshta në javët e para të shtatëzanisë tek disa gra.

Ndryshimet e humorit: Gjeni veten duke qarë për një episod të “Shtëpiakeve të dëshpëruara” ose duke u ndezur, sepse personi i dashur nuk mund të vijë deri të martën?

Me rritjen e niveleve të hormoneve- ju ndjeni sasi masive të lodhjes, gjë që ju bën më të prirur për prishje të humorit.

Hunda: Hundët e përgjakshme janë të zakonshme gjatë shtatëzanisë dhe të gjitha janë të lidhura me të dy shkaqe : Rritja e vëllimit të gjakut vë më shumë presion mbi enët delikate si ato në hundë, por hormonet duhet të fajësohen gjithashtu.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...