E mërkurë, 29 Mars, 2023

6 super aktivitete që nënat mund t’i bëjnë gjatë verës me fëmijët e tyre

- Advertisement1-

Stina e verës është koha kur të gjithë ndjehemi më të lirë dhe më të gatshëm të provojmë gjëra të reja.

Në këtë stinë temperaturat ngriten duke na lejuar që të bëjmë aktivitete të ndryshme edhe jashtë shtëpisë.

- Advertisement -

Kjo kohë është mirë të shfrytëzohet edhe nga prindërit me fëmijët e tyre sepse njëkohësisht do të ndjeheni të relaksuar dhe po ashtu do të krijoni çaste bashkimi me të vegjëlit tuaj.

Mamia Razije Musa ka renditur gjashtë nga shumë aktivitetet që nënat mund t’i bëjnë me fëmijët gjatë verës:

1. Shëtitni në park me fëmijën tuaj, merreni atë në këmbë apo në karrocë në mëngjeset e hershme apo pasdite, nëse shoqëroheni nga një shoqe me beben e saj kjo do të jetë dyfish më e efektshme.

- Advertisement -

2. Nuk e di nëse ka në Kosovë por është shumë bukur dhe tërheqëse për fëmijën që të sheh gjallesat e ujit prandaj nëse ka ndonjë akuarium ju rekomandoj t’a vizitoni.

3. Bëni piknik në oborrin e shtëpisë tuaj, po pra edhe në shtëpi bëhen pikniqe interesante, merrni një qebe të hollë shtrojeni në tokë vendosni disa lodra e pak ushqim dhe fëmijën tuaj aty, do të jetë shumë relaksuese për të dyja palët.

4. Lejoni fëmijët të luajnë me lodra të ujit, nëse jeni në shtëpi leni të luaj në oborr me lodra uji nëse jeni në banesë shfrytëzoni ballkonet, në të dyja rastet duke mos i lënë asnjëherë vetëm fëmijët e vegjël.

- Advertisement -

5. Nëse ka në Kosovë provoni të merni orë të notit bashkë me fëmijë është shumë relaksuese për nënën dhe beben.

6. Bleni libra të përshtatshme për moshën e fëmijës tuaj dhe lexoni së bashku në ambiente me temperaturë normale.

Por është e rëndësishme që të ndiheni rehat të provoni edhe gjëra të reja dhe kreative ashtu sic ju e dini që do ishin më të pëlqyera nga fëmijët tuaj. Mos harroni se kohët e nxehta nuk zgjasin shumë andaj shijojeni në maksimum.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...