E premte, 7 Tetor, 2022

5 probleme që bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

Bananet janë një prej ushqimeve më të konsumuara dhe më të shëndetshme në botë.


Bananet janë fruta tropikale që bashkojnë energjinë, mineralet dhe vitaminat, të përshtatshme për të gjitha llojet e dietave, përfshirë edhe ato për humbje peshe.

- Advertisement -

Shpesh njerëzit përpiqen t’i evitojnë bananet, sidomos në dietat për humbje peshe. Kjo për shkak të reputacionit negativ të tyre, që konsiderohen si frut me më shumë kalori se avokadot. Megjithatë, një banane përmban vetëm 90 kalori për 100 gramë, kështu që në sasi të moderuara nuk është e dëmshme, përkundrazi mund të merrni benefite në shumë mënyra.

Ato janë një burim i madh sheqernash, mineralesh të ndryshme si kaliumi, magnezi, hekuri dhe beta-karoteni. Janë të njohura edhe për përmbajtjen e lartë të vitaminave, largimin e yndyrave nga trupi, etj.

Hipertensioni arterial

- Advertisement -

Bananet janë një burim i mirë kaliumi, mineral i cili mungon tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Këshillohet një banane në ditë, në mëngjes. Falë këtij rituali të mirë, presioni arterial mund të rikthehet në nivele optimale.

Bananet kundra depresionit

Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni ndihen më mirë pasi kanë ngrënë një banane. Hulumtuesit kanë zbuluar që bananet përmbajnë tripoftan, një aminoacid esencial që duhet të jetë prezent në dietën tonë sepse organizmi vetë nuk arrin ta sintetizojë. Kur hyn në trupin tonë, transformohet në serotoninë, e njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë.

Bananet kundra stresit

Stresi mund të shkaktojë ndryshime në organizmin tonë dhe të bëjë që nivelet e kaliumit të ulen. Për t’i balancuar, është ideale të konsumoni një banane, sepse është një nga burimet më të mira të kaliumit që mund të sigurojmë.

Problemet me tretjen

Bananet janë një nga ushqimet më të rekomanduar për të përmirësuar tretjen. Falë përmbajtjes së lartë të pektinës, një fibër që përshpejton tretjen dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, bananet janë ideale për të trajtuar problemet me tretjen e ngadaltë, transmeton Telegrafi. Përmbajnë gjithashtu probiotikë të cilët luftojnë inflamacionin dhe largojnë fryrjen e tensionin.

Sindromi premenstrual

Duke qenë të pasura me vitaminë B6, bananet kanë një efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu vitaminat e grupi B ndikojnë në reduktimin e disa simptomave të sindromit menstrual që prek mijëra gra. Konsumi i tyre ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të shkaktuar mbajtja e lëngjeve në bark, që ndodh më shpesh në këtë fazë të ciklit menstrual.

Ato gjithashtu përmirësojnë humorin dhe qetësojnë nervat dhe mund të jenë të dobishme gjatë këtyre ditëve ku tensioni është më i lartë.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...