E premte, 2 Dhjetor, 2022

5 këshilla prindërimi nga Aulona Musta

Në videon e fundit të kanalit në YouTube të Aulona Mustës, ajo ndan 5 këshilla prindërimi, që për të kanë funksionuar.

Aulona thekson se të gjitha këshillat vijnë nga eksperienca e saj personale dhe çfarë ka rezultuar e suksseshme për të, nuk do të thotë se vlen me patjetër edhe për të tjerët.

- Advertisement -

“Mos e harroni asnjëherë këtë. Në fund të ditës, çdo prind, e sidomos nënë, e di vetë cila është më e mira për fëmijën e tij.”

5 këshillat e saj janë:

– Vendosni orare

- Advertisement -

Ajo shprehet se është rritur në këtë mënyrë dhe përpikmëria në orare për të është është shumë e rëndësishme. Oraret e gjumit, ushqimit, koha në televizor apo për një aktivitet të caktuar.

“Rregulli dhe disiplina janë shumë të rëndësishme për mua”, thotë ajo.

Aulona thotë se shpesh i vendos zile në telefon vajzës së saj, që të kuptojë se koha për një aktivitet të caktuar ka mbaruar.

– Fëmija do të konsumojë ushqimin që konsumojnë dhe familjarët

Duke theksuar përsëri se çdo këshillë vjen nga eksperienca e saj, ajo thotë se kjo mënyrë e të ushqyerit, ka funksionuar për të.

“Nëse fëmija ju sheh që konsumoni oriz, perime, pica, sufllaqe, ëmbëlsira gjatë gjithë kohës, normalisht që dhe ai/ajo do të dojë të konsumojë ato gjëra. Bëhu shembulli për fëmijën tënd dhe lëre të njihet me sa më shumë perime dhe fruta.”

Aulona këshillon prindërit të insistojnë derisa fëmija të konsumojë ushqimet e shëndetshme.

– Lexojini sa më shumë fëmijëve tuaj

Ajo shprehet:

“Unë mendoj se leximi është ushqimi më i mirë që mund të bëjë njeriu për trurin dhe shpirtin.”

Duke e ditur se duhet lexuar që në moshë të vogël, fëmijët do kuptojnë se leximi është një pjesë normale e rutinës së ditës.

– Komunikimi

Trajtojeni fëmijën si të rritur dhe jepini shpjegime. Nëse fëmija të pyet se “pse nuk mund ta ha këtë çokollatën”, mos iu përgjigjni me: “Kështu dua unë apo kështu duhet”, por shpjegojini me fjalë të thjeshta dhe përpiquni t’i përgjigjeni sa më shumë prej pyetjeve të tyre. Kështu ata, me kalimin e kohës, zhvillojnë edhe vetë llogjikën e tyre. Zhvilloni komunikimin me fëmijët tuaj.

– Lëreni të lirë

Mos u përpiqni ta ndryshoni fëmijën tuaj. Deri më tani, po flitej për rregulla, por esenca e një prindërimi të mirë është të gjendet ekuilibri mes rregullave dhe lirisë.

 

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...