E martë, 28 Mars, 2023

5 gjëra të rëndësishme për karrierën që duhet t’i keni parasysh në 2021

- Advertisement1-

Në rast se keni në plan t’i përkushtoheni punës së ëndrrave ose dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja, këto janë 5 gjëra të rëndësishme ku duhet të përqendroheni në vitin e ardhshëm.


1 – Ndërtoni/forconi aftësitë. Punëdhënësit duan punonjës të motivuar për të mësuar aftësi të reja. Aftësitë kryesore që punëdhënësit duan që punonjësit të përmirësojnë janë komunikimi, lidershipi dhe aftësitë e lidhura me punën. Shtimi i njërës prej këtyre aftësive ose përmirësimi i atyre aktuale do t’ju japë një shtysë të rëndësishme në karrierë.

2 – Përditësoni profilin në LinkedIn. Gjithnjë e më shumë punëdhënës po rekrutojnë kandidatë pasivë, kështu që ju nuk e dini kurrë se kush mund të kontrollojë profilin tuaj në internet.
- Advertisement -

3 – Përqëndrohuni te çfarë ka rëndësi. Ka rëndësi që ndonjëherë të mos shqetësoheni për atë që do të ndodhë nesër ose të merreni me çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Përpëndrimi i vëmendjes te gjërat që kanë vërtet rëndësi ju ndihmon të përmirësoni përqëndrimin dhe produktivitetin. Punonjësit e lumtur janë punonjësit më të mirë. Sa më shumë ta mbani mendjen pozitive, aq më kreativë do të jeni.

4 – Gjeni një mentor. Të bashkëvepruarit me mentorë përkthehet në sjellje të përmirësuara, qëndrime të sakta, rezultata të larta dhe më shumë motivim për punën.

5 – Lexoni dhe dëgjoni më shumë. Ekzistojnë një mori kursesh dhe platformash online për zhvillimin profesional dhe personal. Lexoni një libër. Dëgjoni një podcast. Shihni një TedTalk dhe frymëzohuni çdo ditë.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

LAJMI I FUNDIT: Gjendet 13-vjeçarja nga Kaçaniku

Është gjetur vajza 13 vjeçare nga Kaçaniku që u raportua e zhdukur. Njoftimi: YES✋🏼 Faleminderit Zotit dhe...

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...