E enjte, 9 Shkurt, 2023

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

- Advertisement -

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, në lagjen “Ulpiana”, Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur Aridona Demolli-Lumi, e cila tregoi se djali i saj katër vjeçar është kafshuar në të dy këmbët nga qeni endacak, ku në njërën këmbë ka marr plagë më të thella.

- Advertisement -

Ajo tha se mësuesja i ka qit fëmijët jashtë në oborr, dhe brenda rrethojave të kopshtit kanë qenë tre qen endacakë, ku njëri prej tyre e ka kafshuar djalin e saj katërvjeçar.

“I ka qit mësuesja fëmijët jashtë në oborr. Brenda oborrit tre qen, sa kanë dal fëmijët i pari paska qenë fëmija im, e ka sulmu qeni. Në dy këmbët e ka kafshuar, në njërën më shumë. Mësuesja e ka thirr ambulancën dhe e kanë mjekuar. Shkuam në QKUK. Vaksinat i kena marrë”, tha ajo.

Demolli-Lumi po ashtu u shpreh se djali i saj është tmerruar dhe gjatë gjithë kohës flet për ngjarjen.

- Advertisement -

“Ana psikike është më e madhe, fëmijë im është tmerru. Non stop po flet për ngjarjen. Boll po mundohemi me ia përhumb pak, po badihava”, theksoi nëna e katërvjeçarit.

E pyetur nëse ka kontaktuar me drejtoreshën e çerdhes, Demolli-Lumi: “Drejtoresha e kopshtit nuk na ka kontaktu, thanë që është jashtë vendit. Vetëm përgjegjësja e kopshtit na tha që kanë bërë kërkesë në komunë për me u ndreq rrethojat e çerdhes po s’kanë marr përgjigje. E kemi njoftu dhe Policinë e Kosovës për rastin”.

Telegrafi po ashtu i ka shkruar Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës si dhe drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...