E hënë, 3 Tetor, 2022

4 rregulla të thjeshta nga doktorët për të rritur fëmijë të shëndetshëm

Kur çiftet bëhen me fëmijë, e humbasin paksa mendjen, pasi kjo është një eksperiencë e re për ta dhe duhet t’i dedikohen plotësisht krijesave që kanë ardhur në jetë.


Net të gjata pa gjumë, frika të mëdha nëse po gabojnë diku me fëmijët e tyre: pra një sërë dilemash.

- Advertisement -

Ajo çfarë këshillojnë pediatrit është që prindërit duhet të qëndrojnë të qetë dhe duhet t’i mësojnë këto katër fakte të rëndësishme për rritjen e fëmijëve:

Mos e merrni ilaçe për fëmijën vetë
Nuk ka asnjë situatë që mund t’i jepni ilaçe fëmijës pa recetë. Edhe nëse fëmija i fqinjit tuaj kishte të njëjtat simptoma dhe ato ilaçe e ndihmuan, kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i merrni ato ilaçe edhe për fëmijën tuaj.

Opsioni më i sigurt është që të konsultoheni me një mjek dhe asnjëherë mos t’i jepni ilaçe fëmijëve pa rekomandimin e tyre.

- Advertisement -

Tregohuni i duruar
Disa probleme shëndetësore të fëmijëve që mund të kenë fëmijën mund të zhduken kur ata rriten. Për shembull intoleranca e ushqimit ose dhimbjet e barkut, prandaj ju duhet të bëni durim.

Mos e injoroni vaksinën

Kohët e fundit, dilema e vaksinës së 1-vjetorit tek fëmijët ka future në dyshime shumë prindër. Mirëpo, nuk ka asnjë mjek të kualifikuar që rekomandon që fëmijët të mos vaksinohen. Madje nuk ka asnjë prind që di mjaftueshëm për vaksinat, që ta lejojë fëmijën e tyre të rrezikojë të sëmuret.

Gjuha e trupit tek fëmijët
Sipas ekspertëve, është me të vërtetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje gjuhës së trupit të fëmijëve. Edhe pse foshnjat nuk mund të flasin, ato mund të komunikojnë në mënyrën e tyre.

Kur ata janë të uritur, zakonisht ata janë të tensionuar, gjë që i bën të shtrëngojnë grushtet e tyre. Dhe anasjelltas, nëse mendoni se fëmija juaj është i uritur, duhet të shikoni duart e tyre, nëse janë të hapura, nuk ka nevojë të shqetësoheni, fëmija është i qetë dhe i ngopur.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...