E diel, 29 Janar, 2023

4 komplikimet që mund të sjell diabeti gjatë shtatzënisë

- Advertisement -

Glukoza është një lëndë mëse e nevojshme në çdo proces në trupin e njeriut, përfshirë funksionimin e trurit. Që trupi të përdor glukozën si energji, kërkon një hormon të njohur si insulinë, i cili prodhohet nga një organ i quajtur pankreasi shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Në diabet, furnizimi me insulinë nuk është i mjaftueshëm, duke e bërë të pamundur që trupi të marrë dhe të përdor energjinë e nevojshme nga glukoza.

- Advertisement -

Meqenëse i gjithë trupi ushqehet nga glukoza, insulina është thelbësore për funksionimin e duhur të të gjitha sistemeve të trupit.

Mos-menaxhimi i sheqerit në gjak mund të çojë në shumë komplikime në shtatzëni si për nënën ashtu edhe për foshnjen si:

Hipertensioni: mund të shkaktojë kufizim të rritjes intrauterine (IUGR) dhe mund të jetë një tregues për lindjen e parakohshme.

- Advertisement -

Kufizimi i rritjes: IUGR ka tendencë të ndodhë si rezultat i hipertensionit, i cili mund të zhvillohet tek gratë që kanë diabet gjatë shtatzënisë. Sidoqoftë, mund të shkaktohet nga sëmundjet vaskulare, zakonisht te diabetikët tip 1 që nuk kanë presion të lartë të gjakut.

Defektet e lindjes: Foshnjet e lindura nga gratë me diabet kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të anomalive kongjenitale, siç janë defektet e zemrës dhe defektet e tubit nervor.

Aborti: Gratë me diabet kanë rrezik të shtuar për abort.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...