E shtunë, 26 Nëntor, 2022

4 gabime që të rriturit s’duhet t’i përsërisin më kurrë me bebet e tyre

Të sjellësh një fëmijë në jetë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një gruaje dhe është krejtësisht e natyrshme që familjarët dhe njerëzit e afërt të duan t’i bashkohen këtij gëzimi dhe të kalojnë kohë me foshnjen.

Gjithsesi, janë disa gjëra të cilat vizitorët duhet t’i kenë parasysh para këtij takimi. Kështu dhe nënat do të jenë shumë herë më të qeta.

- Advertisement -

Kur vjen puna tek vizitorët, prindërit detyrohen të luajnë rolin e ‘të keqit, por e gjitha kjo ka një shpjegim. Kështu që merreni vesh njëherë e mirë çfarë duhet të kemi parasysh kur takojmë një bebush?

1. Harrojini puthjet

Të puthësh një bebush nuk është aspak e këshillueshme. Nuk mund të vendosësh fytyrën apo duart e tua tek faqet aq të njoma të njeriut të vogël. Ata janë shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe këtë duhet ta kujtoni gjithnjë.

- Advertisement -

2. Mos e lëviz!

Nëse bebushi është në karrocë, mos e lëviz që aty vetëm se ti do të luash me të. Ti kurrë nuk mund ta dish sa keq mund t’i bëjë parfumi yt apo rrobat që mban veshur.

3. Mbani larg bebushave fëmijët e rritur

Fëmijët nga natyra janë shumë kuriozë dhe i duan të vegjëlit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes i lini fëmijët gjatë me bebushat.

4.Harrojini telefonat!

Prindërit e rinj janë shumë të zënë duke u kujdesur për bebushin që sollën në jetë. Kështu që nëse shoqja jote e ngushtë nuk të kthen mesazh apo s’të përgjigjet, s’duhet t’ja vini re. Mes Facebook-ut dhe fytyrës së tij, sigurisht do të zgjidhte këë të dytën gjatë gjithë ditës.

Ah dhe mos harroni të vjellat, duhet të mësoheni me to!

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...