E premte, 7 Tetor, 2022

4 arsye pse duhet t’i lejoni fëmijët të bëhen pis teksa hanë

Fotot e bebushave me ushqim në të gjithë fytyrën mund të jenë sa të lezetshme aq edhe të tmerrshme, pasi prindërit e dinë shumë mirë sa kohë duhet për t’i pastruar.


Supa dhe ushqime të derdhura në dysheme dhe kudo janë shembuj të pasojave të vetëushqyerjes së fëmijëve. Por sipas studimeve, kjo rrëmujë ndihmon në zhvillimin e fëmijës dhe ky është një kaos i vlefshëm.

- Advertisement -

Këto janë 4 arsye të mira pse duhet ta lejoni të voglin tuaj të luajë dhe të bëhet pis gjatë ngrënies

1- Fëmijët bëhen më pak nazeli me ushqimin

4 arsye pse duhet t’i lejoni fëmijët të bëhen pis

- Advertisement -

Fëmijët që kënaqen duke marrë ushqimin me duar kanë më pak gjasa të bëjnë naze në të ngrënë dhe mund t’i ndihmojë ata të mos kenë frikë për të provuar shije të reja.

2- Truri i tyre zhvillohet më shpejt dhe mund të mësojnë të flasin më herët

4 arsye pse duhet t’i lejoni fëmijët të bëhen pis

Fëmijët që ulen në karriget e larta dhe luajnë me vaktet e tyre mësojnë të flasin më shpejt pasi priren të bëjnë lidhjen e ushqimit që hanë me fjalë.

3- Është si një loje që i bën më të shkathët

4 arsye pse duhet t’i lejoni fëmijët të bëhen pis

Një fëmijë i vogël që mëson se si të kapë dhe të luajë me cdo gjë që ka në duar mund të bëjë vërtetë shumë rrëmujë, por ky proces e lejon atë të shkathtësohet. Truri i tyre ushqehet me informacione të reja si për shembull ata mësojnë se lëshimi i objekteve i bën të bien, hedhja e tyre i bën të fluturojnë apo shtypja e ushqimit mund të ndryshojë formën e tij.

4- Fëmijët duan të jenë të lirë, kështu që lejojini të zbulojnë vetë rreth ushqimit

4 arsye pse duhet t’i lejoni fëmijët të bëhen pis

Fëmijët e vegjël mësojnë shumë shpejt prandaj dhe duke u dhënë liri të bëjnë c’të duan me vaktet ushqimore apo lodrat që mund të kenë I lejojmë ata të kuptojnë se si duhet ta përdorin një object apo c’duhet të bëjnë me një tjetër.

Pastrimi mund të bëhet I lodhshëm, kështu që më poshtë janë disa këshilla se si të minimizoni rrëmujën:

-Lejojini fëmijët të ushqehen me gishta

-Mundohuni të përdorni më shumë ushqime të ngurta që pastrohen lehtësisht, si petullat, frutat apo dhe supëra të trasha që nuk rrëshqasin lehtësisht nga luga

-Përdorni karrige të larta të bëra me materiale që pastrohen lehtë

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...