E shtunë, 28 Nëntor, 2020

3 frazat që nuk duhet t’ua thuash kurrë fëmijëve (dhe 3 alternativa në vend të tyre)

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Në mes të një debati, pavarësisht nëse është me një fëmijë apo me adoleshent, ka disa fraza të cilat mund të mos jenë shumë të pranueshme për çdo bashkëbisedues.

Ndoshta nuk e mban mend atë që thua në moment, por ai/ajo e mban mend, dhe ndonjëherë situata kthehet kundër teje.

Gjetja e një mënyre për të qetësuar tensionin e një bisede qëndron pikërisht te maturia e menaxhimit të debatit dhe te zgjedhja e fjalëve të duhura.

Sipas Psychology Today, tri frazat e mëposhtme nuk duhet të thuhen asnjëherë ndaj një fëmije. Në vend të tyre, ekzistojnë tri alternativa më të përshtatshme për të trajtuar sjelljen e tyre – pa shkaktuar tek ata ndjenjën e turpit, frikën ose fajin.

“Ti po më çmend”

Në vend që të përdorësh këtë frazë për të treguar fajtorin, për të motivuar një fëmijë, thuaj: “Nuk më pëlqen kjo sjellje”. Përpiqu t’u tregosh atyre pse një sjellje nuk është e mirë dhe shpjegoji hapat për ta ndryshuar atë. Ndihmoji fëmijët të kuptojnë se ajo që po bëjnë nuk është më e mira, por pa i lënë të ndihen plotësisht përgjegjës për gjendjen tënde mendore apo emocionale.

“Çfarë po ndodh me ty?”

Kjo është një frazë që i bën fëmijët t’u vijë zor nga vetja. Dhe ndërsa ata rriten, i bën që të dyshojnë në aftësitë apo mendimet e tyre. Në vend që të përdorësh fraza të tilla, përpiqu të flasësh në një formë tjetër: “Nuk më pëlqen kur ti…. “ Kjo do t’i bëjë ata të kuptojnë se aftësitë e tyre mund t’i përdorin më mirë. Dhe mund të ndryshojnë.

“Duhet ta bësh më mirë …… ose diçka tjetër”

Kjo shprehje u fut frikën fëmijëve dhe i detyron ata të ndryshojë, i mëson të marrin atë që duan përmes frikës dhe agresionit. Një alternativë më e mirë që ata të mos i bëjnë gjërat me frikë është: “Kur ti______, ndihem.” Kjo i jep fëmijës një shans për të ndryshuar sjelljen.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Flet Zenun Shala, që hapi shkollën shqipe në Monthey të Zvicrës: Çdo ditë e më shumë po rritet numri i nxënësëve

Mërgata kosovare që jeton në shtete të ndryshme asnjëherë nuk e harron t’ia trasojë gjeneratave të reja që ta mësojnë gjuhën shqipe. Kështu ka bërë...

Suela Kluna, 11-vjeçarja që jeton në Gjermani – drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë modele

Është 11-vjeçare dhe si çdo fëmijë ka shumë ëndrra. Pandemia aktualisht e ka stopuar që të merret me modelim, por shpreson se shpejt do...

Flet Ajlin Alfredaj nga Tropoja: Si është të rritësh 7 fëmijë dhe të bësh karrierë në politikë

Intervistoi: Donat Maloku Është nënë e 7 fëmijëve por kjo nuk e ka penguar të kryejë dy fakultete dhe më pas të merret intesivisht me...

Të tjera nga kategoria

28 Nëntori me Ejza Hoxha në Kids of Kosova – prezantim dhe poezi / VIDEO

Sot të gjithë shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Media Online "Kids of Kosova"...

3 shenjat që tregojnë se a jeni të lumtur

A je i/e lumtur? Ka 3 shenja që jua zbulojnë këtë gjë! Ke diçka për...

Video që duhet ta shohin prindërit: Nëse fëmija merr frymë kështu, dërgojeni te mjeku

Blogerja dhe nëna Charlie O’Brien ka publikuar një video të bebes së saj, e...

Fëmija inatoset: Ja çfarë duhet të bëjë prindi në atë moment

Në periudha të caktuara gjatë zhvillimit fëmija fillon që të çojë inate dhe t’u...