E martë, 24 Maj, 2022

27 shkolla në tërë Kosovën në mësim online

spot_img
- Advertisement -

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në mësim online.

Nga 780 shkolla sa janë në tërë Kosovën, 27 prej tyre tashme po vijojnë mësimin në platformën online. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Dukagjin Pupovci, i cili ka nënvizuar edhe se vendimet për të kaluar në mësim online i marrin Task-forcat e shkollave, varësisht nga gjendja që paraqitet. Ai ka hedhur poshtë gjitha aludimet se nxënësve në disa shkolla po u kërkohen testet COVID-19.

- Advertisement -

“Ne i kemi 780 shkolla të evidentuara dhe nga të dhënat 27 prej tyre janë online, pra nuk është shumica e shkollave online. Kjo është çështje që i marrin vendimet e Task-forcave të shkollave varësisht nga gjendja që e kanë, dhe sigurisht nëse e vlerësojnë se shkolla duhet të kalojë në online, atëherë ajo kalon online për një periudhë të caktuar. Por nuk jemi që t’i mbyllim edhe ato shkolla të cilat nuk kanë raste të infeksionit, respektivisht gjykohet se rreziku nuk është i tillë që shkolla duhet të shkojë online”, ka thënë Popovci.

Pupovci ka theksuar se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen.

“Ne mendojmë se shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe kjo është arsyeja që u është lënë shkollave të vendosin vet. Asnjë shkollë nuk është se e nxisim të punojë me prezencë fizike nëse nuk i ka kushtet për të punuar me prezencë fizike. Nuk ekziston ndonjë rregull që u kërkon nxënësve të bëjnë teste çdo ditë, nuk ka askund në botë diçka të tillë prandaj nuk ka as në Kosovë dhe nëse në një të ardhme vlerësohet se rreziku për shëndetin publik është i tillë që shkollat duhet të mbyllen ose të shkojnë online atëherë me siguri do të veprohet ashtu, por për momentin një veprim i tillë nuk ekziston”, ka potencuar ai.

- Advertisement -

Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës të cilat janë marrë ditë më parë, nuk është paraparë mbyllja e shkollave, qoftë ai paraunivesitar ose ai universitar.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kush thotë që s’ka mësues model në Kosovë?”

Shkruar nga Teuta S. Haxhimusa E dinte se ajo çfarë u mësonte fëmijëve sipas plan-programit...

Nga Maliq Fetahu: Mësimdhënësit po sulmohen, nuk kanë e kanë mbështetjen nga shteti

Autor: Maliq Fetahu - mësimdhënës Mësuesit vitet e fundit po e ndjejnë veten si të...

Mësuesia, profesion i femërorizuar apo profesion femëror?

Problematika e shtruar që në hyrje të këtij punimi, është një konstatim i drejtpërdrejtë,...

Këto janë elementët që ndihmojnë për një lexim të bukur

Nëse nxënësit do të marrin marrin njohurtë e duhura të teknikës së recitimit, nuk...