E diel, 5 Shkurt, 2023

24 Janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

- Advertisement -

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.

Kjo është një ditë simbol e shpallur nga OKB për të tërhequr vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi.

- Advertisement -

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.”

Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.

Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit

- Advertisement -

“Duke shpallur Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara njohën rëndësinë e punës arsimore për të siguruar një arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në të gjitha nivelet – në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë qasje në mësimin gjatë gjithë jetës dhe përvetësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëri si dhe të kontribuojnë për një zhvillim të qëndrueshëm.” – Organizata e Kombeve të Bashkuara

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...