E mërkurë, 28 Shtator, 2022

20 për qind e fëmijëve nga Kosova që jetojnë në Zvicër i përfundojnë studimet universitare

- Advertisement -

Fëmijët e emigrantëve në Zvicër po dalin të jenë më të arsimuar sesa prindërit e tyre.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Phillipe Warner, nga Universiteti i Gjenevës, 20 për qind e gjeneratës së dytë nga Kosova, marrin diplomë universitare ose të ngjashme.

- Advertisement -

Në këtë raport të publikuar në revistën “Social Change in Switzerland” në muajin, fëmijët nga Gjermania që jetojnë atje kanë më shumë gjasa të marrin një diplomë universitare për dallim nga fëmijët prindërit e të cilëve janë nga Evropa Juglindore.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 24 mijë çifte, prindër dhe fëmijë nga Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në raport shpjegohet se zakonisht kur prindërit e këtyre fëmijëve e kanë lënë shkollimin në moshën 15 ose 16 vjeçare, zakonisht ata e kanë vazhduar shkollimin në 60 për qind të rasteve duke arritur të përfundojnë ndonjë shkollim të mesëm ose ndonjë praktikë, një metodë e njohur për të rinjtë që braktisin shkollimin.

- Advertisement -

Ose një pjesë e tyre e vazhduan shkollimin e mesëm duke i përgatitur ata për në kolegj.

Në 32 për qind të këtyre rasteve sipas hulumtimit, fëmijet e emigrantëve e kanë përfunduar universitetin.

Autori tregon se fëmijët emigrantë kanë lëvizur përpara pavarësisht vështirësive të gjuhes apo diskriminimit, kjo për shkak të sistemit të integrimit në arsimin zviceran.

- Advertisement -

Por, se numri i fëmijëve me diplomë universitare dallon nga prejardhja ose kombësia.

54 për qind e fëmijëve që arsimohen në Zvicër kanë gjasa që të përfundojnë universitetin.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edhe një mërgimtar tjetër i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar. Edhe Fitim Krasniqi, nga...

Komuna e Prizrenit i jep tender për vetëdijesimin e nxënësve kompanisë që aktivitet primar ka pastrimin e ndërtesave

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Samire Osmani B.I’ për ‘Vetëdijesimin e...

LAJMI I FUNDIT: Paqartësi në ekzekutimin e pagave për grevistët

Ajo që vazhdon të mbetet e paqartë në këtë situatë është forma e ekzekutimit...

Hapet pika shkollore e gjuhës shqipe në Kaufbeuren të Bavarisë

Të shtunën në prani të nxënësve, prindërve dhe bashkëkombësve, të Konsullit të Përgjithshëm të...