E enjte, 22 Prill, 2021

“2 Engjujt e Dragobilit, dëshmorët e parë të Lirisë së Kosovës”

Shkruan: Arbër Paçarizi


Dje me datë: 05.Prill.2021 përkujtojm me dhimbje 32 vjetorin e vrasjes së 2 nxënësve të shkollës fillore “Emin Duraku” nga fshati Dragobil, Arsim Z. Paçarizi dhe Din H. Paçarizi.

Arsim Paçarizi dhe Din Paçarizi ishin të lindur në vitin 1978, njëherët nxënës të shkollës fillore “Emin Duraku” nga fshati Dragobil, të cilët vijonin mësimet në klasën e -III-të.

Në datën e kobshme, një konvojë i ushtrisë serbe, i pajisur me arsenal të madh ushtarak, stacionohet në periferi të fshatit Dragobil, tek vendi i quajtur Golesh, pozicionimi i tyre ishte kinse për të bërë ushtrime ushtarake, mirpo në fakt qëllimi i tyre ishte për të bërë provokime dhe sulme ndaj banorëve të fshatit Dragobil.

Me skenar të planifikur, dhe të realizuar nga ushtria fashiste serbe, gjatë lojës së tyre me shokët e tjerë dhe me bagëti, me datë: 05 Prill të vitit 1989 me një breshëri plumbash çëllohen pabesisht dy fëmijët e fshatit tonë Dragobil, Arsim dhe Din Paçarizi.

Arsimi dhe Dina mbetën pa shenja jete pas sulmit kriminal serb, dhe loja e tyre u ndal përgjithmon. Trupat e pa jetë të 2 fëmijëve të pafajshëm të Dragobilit, i derguan pastaj në spitalin ushtarak për obduksion, e pastaj për t’i kthy tek familjarët e tyre në Dragobil.

Më 06.04.1989 në mesin e luleve të pranverës që nuk i lanë të rriten sikur lulet tjera, dy lule u vyshkën ende pa i shijuar begatitë e natyrës, ku në moshën 11 vjeçare u varrosën Arsim dhe Din Paçarizi.

Për këtë vrasje makabër dhe kriminale, asnjëherë nuk u dha ndonjë llogari nga institucionet shtetërore të serbis fashiste, andaj askush nuk u morë në pyetje dhe askush nuk u dënua nga dora gjakatare serbe për këtë krim ndaj fëmijëve të pafajshëm të Dragobilit.

Këta ishin ndër dëshmorët e parë nga Komuna e Malishevës, ndër dëshmorët e parë të lirisë së Kosovës. Lavdi jetës së 2 engjujve të shkollës dhe fshatit tonë Dragobil.

Qoftë i paharruar kujtimi për ta. Arbër S. Paçarizi Dragobil- Malishevë 05.04.2021 #drejtesi,#serbisafashiste,#dorakriminaleserbe,#engjujtelirise,#deshmoretelirise

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Video që po merr vëmendjen e të gjithëve: Fëmija lojë të “çmendur” me macen

Një video e publikuar në Tik Tok ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Një fëmijë...

Si të flasim me fëmijët për divorcin?

Jepuni fëmijëve më të rritur më shumë informacion, por me kufi. Sa më i madh...

E ze poshtë dollapi, 3-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës ku një fëmijë 3-vjeçar...

Momenti kur punonjësi hero shpëton fëmijën që kishte rënë te shinat e trenit

Pamje vërtet dramatike vijnë nga India, ku një punonjës i shërbimit hekurudhor shpëton një...