E diel, 17 Janar, 2021

19 udhëzimet e Maria Montessorit për t’u bërë prindër më të mirë

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Për t’u bërë prindër të mirë nevojiten gjithmonë këshilla, qoftë dashamirëse familjare, qoftë edhe ato miqësore, por më të rëndësishme janë ato që ndërtohen nga specialistës e fushës, veçanërisht, punonjësit socialë dhe edukatorët.


Maria Montessori ishte një mësimdhënëse, pedagoge, filozofe, mjeke, neuropsikiatre për fëmijë dhe shkencëtare italiane, e njohur ndërkombëtarisht për metodën edukative Metoda Montesori, të zbatuar në mijëra kopshte, shkolla fillore, të mesme dhe të larta në mbarë botën.

Maria ishte ndër femrat e para që u diplomuan në mjekësi në Itali.

1. Fëmijët mësojnë nga mjedisi i tyre.

2. Kur një fëmijë shpesh kritikohet, ai mëson të kritikojë të tjerët.

3. Kur një fëmijë shpesh vlerësohet, ai mëson të vlerësojë të tjerët.

4. Kur një fëmijë trajtohet në mënyrë armiqësore, ai do të mësojë të luftojë.

5. Nëse jeni të sinqertë me fëmijën tuaj, ai do të mësojë rëndësinë e drejtësisë.

6. Nëse shpesh talleni me fëmijën tuaj, ai do të bëhet i ndrojtur.

7. Kur një fëmijë ndihet i sigurt, ai mëson t’u besojë njerëzve.

8. Nëse e bëni shpesh fëmijën tuaj të ndjejë turp, ai gjithmonë do të mësojë të ndjehet fajtor.

9. Nëse një fëmijë shpesh inkurajohet, ai do të mësojë të ketë vetëbesim të lartë.

10. Nëse jemi pranues/receptive të një fëmije, ai do të mësojë të jetë i durueshëm.

11. Nëse e mbështesim fëmijën, ai do të jetë i sigurt për veten e tij.

12. Nëse një fëmijë jeton në një mjedis miqësor dhe ndjen se të tjerët kanë nevojë për të, ai do të mësojë se si të gjejë dashuri.

13. Asnjëherë mos flisni keq për një fëmijë, pavarësisht nëse ai ju dëgjon ose jo.

14. Përqendrohuni në ushqimin/edukimin e së mirës tek secili fëmijë. Në këtë mënyrë nuk do të ketë vend për të keqen.

15. Gjithmonë dëgjojeni atë dhe gjithmonë përgjigjuni pyetjeve të fëmijës ose çfarë pyet ai kur vjen tek ju.

16. Respektoni fëmijën, edhe kur ai bën një gabim. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje ta rregullojë atë më shpejt.

17. Gjithmonë jini të gatshëm të ndihmoni një fëmijë kur jua kërkon dhe bëni/rrini mënjanë kur të ketë gjetur atë që i nevojitet.

18. Ndihmoni një fëmijë të marrë aftësi që në moshë të vogël. Kjo mund të bëhet vetëm nëse siguroni që bota përreth jush të jetë e mbushur me butësi, paqe dhe dashuri.

19. Gjithmonë tregoji fëmijës sjelljet e mira. Tregojini atij se si të bëjë më të mirën që mundet.

/Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor – Revista Psikologjia

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nëna tregon sekretin e ushqyerjes për 16 fëmijët e saj pa larë asnjë enë

Një nënë e 16 fëmijëve ka zbuluar se si i ushqen ata pa pasur...

4 situata në të cilat çdo prind duhet ta lejojë fëmijën të gabojë

Nëse nuk e ke provuar dështimin, kurrë nuk do të kesh sukses – është...

Kushtuar të gjitha nënave të vetme dhe sakrificave të tyre

Ai u largua nga kjo botë, por ti jeton…për ti treguar atyre më shumë...

Alergjia tek fëmijët – ja çfarë thotë studimi i ri suedez

Një studim i ri suedez ka treguar se nënat që pinë qumësht lope gjatë...