E premte, 7 Tetor, 2022

18 shenja që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni beben tuaj para se të flasë

Foshnjat janë të këndëshme dhe të gjithë i duam. Megjithatë, secila nënë ëndërron ta kuptojë se çfarë bebet përpiqen të thonë. Dhe paaftësia për ta kuptuar se çfarë bebeja e tyre dëshiron apo ka nevojë është nga gjërat më frustruese për prindërit.


Deri sa të rritetn, bebet përdorin gjuhën e trupit për të komunikuar, e kjo nuk është e lehtë për t’u kuptuar.

- Advertisement -

Megjithatë, kjo nuk është e pamundur. Ka shumë shenja që mund të mësoni të njihni dhe kështu ta kuptoni beben tuaj para se të mund të flasë.

Gjuha e trupit Dunstan

Priscilla Dunstan është grua australiane që ka shpikur të ashtu-quajturën gjuha e bebeve Dunstan. Bëhet fjalë për një gjuhë që ju lejon ta kupton beben tuaj para se të mësohet të flasë. Megjithëse shkencëtarët janë akoma skeptikë për këtë metodë, metoda shpejt ka fituar popullaritet në mesin e prindërve.

- Advertisement -

Çfarë domethënie kanë të qarat?

E qara thirrëse

Kur bebeja qanë disa herë, pastaj ndalet për 20 sekonda dhe qanë përsëri, do të thotë se po kërkon vëmendje. Kjo me shumë gjasë do të thotë që duhet ta merni në krahë – nëse nuk ka askush për ta marrë, e qara do të vazhdojë.

E qara e urisë

Nëse bebeja është e uritur, nuk do të ndalojë së qari aspak. Kjo e qarë shpesh bëhet histerike, fëmija e rrotullon kokën dhe përplas buzët.

E qara e parehatisë

Nëse bebeja ka kryer jashtëqitjen, i vjen shumë nxehtë ose shumë ftohtë, apo nuk ndihet rehat për ndonjë arsye tjetër, do ta lakojë trupin dhe do të përpëlitet vazhdimisht.

E qara e dhimbjes

Kur kanë dhimbje, bebet qajnë tepër zëshëm. Kjo e qarë dallon për shkak të zërit të lartë dhe kohëzgjatjes dhe nuk duhet të ngatërrohet me të tjerat.

E qara e gjumit

Bebet që duan të flejnë bëjnë më shumë naze se zakonisht. Kjo është shenja juaj – nëse bebja i fërkon veshët dhe gjëmon, është koha për ta vënë në gjumë.

E qara e mjedisit

Kur bebja është veç e mërzitur ose jo shumë rehat me vendin ku gjendet, do të qajë për të marrë vëmendje. E qara do të vazhdojë deri sa t’ia ndërroni ambientin.

Shpina harkore

Fëmijët më të vegjël se 2 muaj e lakojnë shpinën për shkak të kolitit ose ndonjë lloj tjetër parehatie. Nëse bebja juaj ka më shumë se 2 muaj dhe e lakon shpinën, arsyeja mund të jetë gjumi.

Grushti

Kur fëmija e mbledh dorën në grusht, zakonisht kjo do të thotë se është i uritur. Nëse e vëreni këtë me kohë, do ta shmangni të qarën e zëshme të urisë.

Kapja e veshit

Nëse bebja juaj e kap shpesh veshin, nuk keni pse të brengoseni. Thjesht po mëson më shumë për trupin e vet. Sigurisht, nëse kjo ndodh gjatë gjithë kohës, duhet të këshilloheni me mjekun.

Rrotullimi i kokës

Bebet e rrotullojnë kokën kur është duke i marrë gjumi. E përdorin si teknikë qetësuese që i bën të flejnë më lehtë.

Ngritja e këmbës

Koliku dhe dhimbja e barkut janë faktorë të shpeshtë që e bëjnë beben t’i ngrisë këmbët. Kjo lëvizje ia qetëson dhimbjet të paktën për pak kohë. Këshillohuni me mjekun nëse kjo shndërrohet në rutinë.

Shtrëngimi i krahëve

Bebet i shtrëngojnë krahët kur frikësohen nga zëra të lartë.

Çfarë do të thonë disa tinguj?

“Ehhh”

Ky tingull shkaktohet nga nevoja për të gogësirë. Është tingull i pavullnetshëm që shkaktohet kur ajri del nga ezofagu i bebes.

“Heh”

Kjo do të thotë se bebja nuk ndihet rehat. Zakonisht shoqërohet me duar dhe këmbë të shtrënguara.

“Ouh”

Kur fëmija e bën këtë tingull dhe i palon buzët, do të thotë se është i lodhur dhe ka nevojë të flejë.

“Neh”

Bebet e përdorin këtë tingull kur janë të uritura. /supergrate.net/

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...