E hënë, 5 Dhjetor, 2022

17-vjeçarja që Tik Tok-u e bëri milionere brenda vitit

Charli D’Amelio u shndërrua në një multimilionere brenda një viti dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: Tik Tok.


17-vjeçarja është kthyer në idhullin e çdo adoleshenti dhe brezave të rinj me koreografitë që realizon në Tik Tok, duke thyer kështu rekordet e rrjetit social në fjalë.

- Advertisement -

Charli iu bashkua Tik Tok-ut në 2019-ën dhe u rrit në mënyrë të frikshme në muajt në vijim. Nga më pak se 1 milion ndjekës në gusht të 2019-ës, ajo arriti në 50 milionë në prill të 2020-ës dhe më tej në 123.6 milionë në shtator të 2021-it.

Ajo mori famë si ish anëtare e ‘TikTok Hype House’ dhe më pas kur nisi reality show-n e saj të quajtur “The D’Amelio Show”, falë një ndarjeje të bujshme nga Xhase Hudson (tjetër personazh i njohur në Tik Tok), ajo u bë edhe më e suksesshme.

Por si po pasurohet Charli momentalisht?

- Advertisement -

Vetëm dy fjalë: Postime të sponsorizuara. Sipas Celebrity Net Worth, e reja paguhet 100.000 dollarë vetëm një post të sponsorizuar. E thënë ndryshe, që të kapë 1 milion dollarë, asaj i duhen vetëm 10 postime në vit. Charli njihet shumë edhe në YouTube ku ka momentalisht 9.6 million subscribers./revistawho.com

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...