E shtunë, 1 Tetor, 2022

17 vjeçari rrëfen se si është bullizuar nga shokët e klasës

- Advertisement -

Gjergj Prenga, një 17-vjeçar nga Mirdita i cili ka ardhur në Tiranë për të studiuar, ka rënë pre e bullizimit nga shokët e tij në klasë.

Në fillim nga dialekti, më pas nga kauzat që ai ndiqte, përfshirë edhe LGBTI-në.

- Advertisement -

Ai është sharë dhe ofenduar shpesh nga disa djem të shkollës dhe lidhur me këtë shqetësim, Gjergji i është drejtuar psikologes së shkollës, dhe mësueses kujdestare, por sa herë ka shkuar tek ato e kanë përcjellë duke i thënë se do e zgjidhnin dhe ndërkohë sipas Gjergjit as kanë marrë mundimin të bëjnë gjë.

Pasi nuk ka gjetur zgjidhje nga drejtuesit e shkollës, Gjergji i është drejtuar Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri).

CRCA e ka referuar problematikën tek Drejtoria e Shkollës ku Gjergji shkon, dhe rasti duket se ka gjetur zgjidhje, pasi prej dy javësh djemtë që e ngacmonin dhe bullizonin, nuk janë ndjerë më.

- Advertisement -

Por duket se një problem tjetër ka lindur, pasi mësuesja kujdestare dhe psikologia e shkollës kanë filluar një lloj ‘presioni’ ndaj Gjergjit.

“Të mërzitura” me të, se përse ai e ka çuar problemin deri tek CRCA, ato i thonë se ai nuk ka asnjë të drejtë të veprojë kështu.

Mësuesja kujdestare jo më larg se kjo e premte, e ka kërcënuar se do t’i verë mungesa mjaftueshëm Gjergjit derisa ai të dalë i pakualifikuar, të ngelë në klasë, apo t’i duhet të përjashtohet nga shkolla.

- Advertisement -

Gjergji kërkon të zgjidhet ky problem dhe zëri i tij të shërbejë për të ndërgjegjësuar dhe moshatarë të tjerë të bullizuar që kanë frikë të flasin, ose që nuk gjejnë mbështetje.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm për...

A do të pezullohet sot greva në arsim deri në janar?

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...

Sefaj nga Këshilli Grevist: Be po ju bëj, Murati e Nagavci s’ishin bë drejtora as në Mamushë

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...