E martë, 31 Janar, 2023

16-vjeçari nga Mitrovica, Vullnet Haliti – një këngëtar dhe tekst shkrues premtues

- Advertisement -

Intervistoi: Arta Gashi

Qysh në moshën 8-vjeçare ka nisur të merret me muzikë. Tash është 16-vjeçar dhe përveç një këngëtar ai pritet të jetë edhe një tekst shkrues, pasi që tani i shkruan vet tekstet e këngëve.

- Advertisement -

Fjala është për Vullent Halitin, i cili tashmë ka fituar disa çmime në festivalet që kam marrë pjesë.

Ai në një intervistë për Kids of Kosova flet për të arriturat deri tani, por edhe synimet që ka në të ardhmen…

 

- Advertisement -

Kids of Kosova: A bën së pari një prezantim, nga jeni, sa vjeçar, ku vijoni mësimet?

Vullnet Haliti: Unë quhem Vullnet Haliti, jam 16 vjeçar nga Mitrovica. Jam në klasën Xl-të dhe vijoj mësimet në shkollën “Tefta Tashko” në Mitrovicë.Ku studioj për “Solokëndim” dhe “Piano”.

Që i vogël ishte familja që zbuloi talentin që kam për muzik. Më pas mami më dërgoi në shkollën e muzikës”Cicërrimat Buzë Ibrit”në Mitrovicë te Prof:Lirije Halili Koshi.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Vullnet Haliti: Por karrieren time muzikore mund të themë se e kam filluar qysh rrethë moshësh 8-vjecar kur kam shkruar këngën time për herë të parë, e cila ishte për festën e Pavarsisë së Kosovës.

Tashmë kam krijura një emër si këngëtar jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, dhe shpresoj që shumë shpejtë dhe në vende tjera duke përfaqësuar vendin tim dhe të gjithë shqipëtarët.

Po ashtu shkruaj dhe tekste të këngeve.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë festival për fëmij, nëse po në cilin?

Vullnet Haliti: Sukseset filluan qysh kur shkrova këngën time të parë, duke marrë pjesë në festivalin “Cicërrimat Buzë Ibrit” në Mitrovicë. Dhe pastaj në evente të ndryshme në Kosovë

Pastaj mora pjesë në “The voice kids Albania 3”.

Dhe së fundi mora pjesë në “World Vison”në Armeni dhe u dekorova me diplomë’ si dhe në “Albania Future Stars London”, duke marrë çmimin “The winner of The Best Voice Of Kosova”.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaja?

Vullnet Haliti: Mesazhi im për talentët e rinjë është të punojnë fort, dhe duke mos e humbur shpresën dhe besimin që kanë. Sepse jeta është një dhurat,e cila përmban shumë sfida,një ndër to është dhe suksesi.

Një falenderim i veçantë shkon për ju,për mbështetjen që na ofroni. (Kids of Kosova)

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Fadil Curri: Dy ngjarjet që nuk do t’i harrojë kurrë si mësimdhënës

Nga Albanian Kids Education Nuk i kanë mbetur as dy vite deri në pensionim. Por...

INTERVISTË| Agim Agushi: Karriera ime si mësimdhënës dhe rekordet që synoj t’i arrijë në zhonglim me top

Nga Albanian Kids Education Një profesor i dalluar i matematikës dhe një rekordmeni i Guinness...

INTERVISTË| Drejtori i shkollës private të Mjekësisë “Imperium”, Egzon Ratkoceri: Prioriteti ynë, shkollimi cilësor dhe punësimi i nxënësve me rezultate të mira

Nga Albanian Kids Education Secili prind dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre, por...

INTERVISTË| Besianë Musmurati: Procesi i zgjedhjes së drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Prishtinë 100% transparent

Nga Albanian Kids Education Rekrutimi i mësimdhënësve, drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Kosovë çdo...