E martë, 28 Mars, 2023

14-vjeçarja nga Kosova që po korr sukses në Francë

- Advertisement1-

Është vetëm 14-vjeç dhe mund ta themi me plot gojë që është një yll i skenës franceze.

Zëri i saj ka mahnitur të vegjël dhe të mëdhenj jo vetëm në këtë shtet por  në të gjithë botën.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për vogëlushen nga Kosova, Erza Muqolli, e cila është duke bërë namin në Francë me vokalin e saj fantastik.

Ky super talent nuk mund ti mungonte rubrikës “Special Edition By Arjola” mëngesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Ajo u bë e famshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe ndonëse fama e saj çdo ditë dhe më shumë po ritet Erza nuk harron prejardhjen e saj dhe gjuhën mëmë, shqipen.

- Advertisement -

Gjatë bisedës me moderatoren Arjola Shehu ajo tregoi planet e saj të cilat u prishën nga pandemia. Erza kishte planifikuar një tur në të gjithë Francën ku në repertorin e saj nuk do të mungonin as këngët shqip pasi dëshira e vogëlushes 14 vjeçare është ti tregojë të gjithëve që është shqiptare.

“Do të këndoja shqip këngën time që e kam bërë në fillimin, një nga këngët e albumit. Do e filloja koncertin me këtë këngë dhe gjatë koncertit do flisja dhe shqip. Kosova dhe Shqipëria janë shumë të rëndësishme. Për mua ka qenë obligim të këndoj shqip dhe të flas shqip në album dhe në koncertin tim. Unë jam shqiptare dhe nuk mund të qëndroj pa i treguar njerëzve që jam shqiptare . Unë di të flas shqip, di të këndoj shqip dhe nuk mund të bëj një koncert të gjithin frëngjisht pa kënduar shqip”

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...