E martë, 4 Tetor, 2022

12-vjeçari nga Kamenica, Blend Kastrati – një këngëtar premtues

Intervistoi: Donat Maloku

Qysh në moshën 3-vjeçare ka nisur të merret me muzikë. Tash është 12-vjeçar dhe pritet të ketë një karrierë të artë si këngëtar.

- Advertisement -

Fjala është për Blend Kastratin, i cili tashmë ka fituar disa çmime në festivalet që kam marrë pjesë.

Ai në një intervistë për Kids of Kosova flet për të arriturat deri tani, por edhe synimet që ka në të ardhmen…

Kids of Kosova: A bën së pari një prezantim, nga jeni, sa vjeçar, ku vijoni mësimet?

- Advertisement -

Blend Kastrati: Jam 12 vjeçar, vij ngga Kamenica.  Mësimet i vijoj në klasën e VII-të në shkollën fillore “Dëshmorët e Kom gjithashtu vijoi edhe klasen e VI-të, drejtimi Piano në Shkollën e muzikës në Gjilan. Jam nxënës i shkëlqyeshëm në të dy shkollat.

Kids of Kosova: Në cilin moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Blend Kastrati: Me muzikë kam filluar të merrem që nga mosha 2 vjeçare, ku dallohesha me një talent në lëmin e muzikës si në vallëzim e në veçanti këndim, këtë të fundit e kam trashëguar nga nëna ime (Nazmije Demolli)e cila njihet si këngëtare e mirënjohur e muzikës folklorike dhe popullore në të gjitha trevat shqiptare.

Kids of Kosova: A keni marrë pjesë në ndonjë festival për fëmijë, nëse po në cilin?

Blend Kastrati: Karrieren time si këngëtar e fillova me pjesëmarrjen time për herë të parë ne moshën 3 vjeçare në Festivalin e këngës për fëmijë “DËBORA” në të cilin u paraqita me këngën “Dua të këndoj” me tekst të Kaltrina Rushitit&muzika dhe orkestrimi Xhevat Rushiti ku dhe u shpërbleva me çmimin “Debitanti më i ri i Festivalit”i cili që u mbajt në Gjilan në vitin 2011. Ky festival më dha një vullnet që të vazhdoj më tutje…

Kids of Kosova:  A keni fituar ndonjë çmim deri tani, nëse po na tregoni në cilin festival?

Blend Kastrati: Po kam marrë pjesë në shumë festivale dhe Çmimet e mia janë:

“Debitanti më i ri i Festivalit” në Festivalin e këngës për fëmijë, Zogjtë e Planetit”Gjilan, 2012.  Vendi i III në Festivalin e këngës për Femijë “Lyra FEST” Gjilan, 2012. “Debutanti më i ri i Festivalit” në festivalin e këngës për fëmijë “Zogjtë e Planetit”, Gjilan, 2012. “Çmimin e festivalit “Dëbora” Gjilan, 2013. “Vendi i II” në Festivalin e këngës për Fëmije “Diamond FEST” Ferizaj, 2014. Çmimin e Festivalit “Lyra FEST”Gjilan, 2014. “Vendi i II” në Festivalin e këngës për fëmijë “Zogjtë e Planetit”Gjilan, 2014. “Mirënjohje për përfaqësim të komunës së Kamenicës dhe sukseset e arritura nga DKRS, Kamenicë. “Vendi i I”, Diamond Fest, Ferizaj, 2015. “Vendi II”, Lyra Fest, 2016 Gjilan. “Vendi i I”, Program per nderë të 1 qerosrit ETC Kamenicë,  2016/2017 si dhe qmime e mirënjohje të tjera.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaj?

Blend Kastrati: Së pari duhet ti dëgjojmë prindërit, sepse ata sakrifikojnë shumë që neve t’na bëjnë jetën sa më të mirë. Ti përmbushim obligimet që i kemi ndaj familjes, shkollës, dhe shoqërisë.  Sa më shumë të lexojmë, të mirremi me aktivitete të lira e sidomos ata që kanë prirje në muzikë ti kushtojnë rëndësi, sepse muzika është ushqim i shpirtit. (KidsofKosova)

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Xhevahire Krasniqi, mësuesja e prekur dy herë me kancer: Si e luftova dhe ju riktheva familjes e nxënësve

Është prekur dy herë me kancer, por sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë dhe...

INTERVISTË| Dr.Lumnije Kqiku kosovarja e parë që preku majat e shkencës: Si e kujtoi hyrjen në librin enciklopedik më prestigjioz në botë

Është nga Gjilani por jeton në Austri nga ku nuk i ndahet shkencës e...

INTERVISTË| Zv.ministri Dukagjin Pupovci: Ligji i ri do të sjellë rritjen e pagave në arsim

Çështja e shamisë në shkolla, greva në arsim në prag të vitit të ri...

Kjo është mësuesja nga Kosova që duhet ta marrin shembull të gjithë

Është një mësuese e re, por me plotë vullnet për punë. Përveç punon jashtëzakonisht...