E diel, 4 Dhjetor, 2022

11-vjeçarja me sindromën Down histori frymëzimi për të gjithë

1 kromozom tepër shkakton sindromën Down që ndikon në vonesat në zhvillimin mendor dhe fizik të një fëmije, por në asnjë lloj mënyre në zhvillimin e potencialin e tyre si gjithë bashkëmoshatrët.

Deri më sot koha ka treguar se sindroma Down nuk kurohet, por kjo gjë nuk i bën ndryshe nga të tjerët fëmijët me këtë sindromë.

- Advertisement -

Tetori njihet si muaji i ndërgjegjësimit për fëmijët me sindormën down dhe “Euronews Albania” ka sjellë historinë e jashtëzakonshme të një vajze 11-vjeçare, Belkisa Pillati, të prekur nga kjo sindromë.

Një fëmijë me sindormën Down mund të angazhohet në aktivitete njësoj si gjithë të tjerët dhe nëna e Belkisës e ka dëshmuar më së miri këtë gjë. Ajo ka treguar se e bija përveçse ndjek shkollën, shkon në kurse të ndryshme gjatë javës për të qenë sa më aktive.

Një ditë ka kursin e pianos, baletin dhe terapitë, të mos jetë pasive duke ndenjur në shtëpi para televizorit. Ajo që ne duam tani është jeta sociale, është që ajo të përshtatet me të gjithë jo vetëm me personat e shtëpisë, por me çdo person tjetër në marrëdhënien që mund të ketë”, ka treguar Enkeleda Pillati për “Euronews Albania”.

- Advertisement -

Megjithatë kjo pjesë e jetës shoqërohet me sfida të shumta shpirtërore, sepse jo të gjithë arrijnë t’i kuptojnë këta fëmijë e shpesh nuk mungojnë as paragjykimet.

Duhet të pranojmë një realitet që jo të gjithë janë pro edhe vetë prindërit, që mund të kenë një shok ose shoqe që mund të ketë sindromën down. Pavarësisht se Belkisa është sociale me të tjerët, por i has vështirësi të tilla kudo”, është shprehur Enkeleda.

Ajo ka treguar se në fillim ishte tronditëse për të kur mësoi për sindromën e vajzës, por sot gjithë familja nidhet me fat për ardhjen në ketë të Belkisës.

Në një moment që ti mund të jesh aq shumë e lodhur, aq shumë e mërzitur, aq shumë sfida ka marrë gjatë ditës, problematika, vetëm fjala kur thotë, ma të dua shumë çfarë ke, domethënë është çlodhje totale”, ka thënë nëna e 11-vjeçares.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 aftësi që çdo fëmijë duhet t’i mësojë para moshës 10 vjeçe

Kur fëmija juaj shkon në shkollë atje i mësojnë atij lexim, shkrim dhe aritmetikë.  Por...

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se është hapur aplikimi...

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...