E mërkurë, 28 Shtator, 2022

11 nxënës nuk po kanë transport të shkojnë në shkollë, prindërit: Po bëhet “pazar”

- Advertisement -

I vetëm po mundohet të mësojë në shtëpi, pasi që nga e mërkura e kaluar i është pamundësuar vijimi i mësimit në shkollë.

Për Altin Ruhanin nga Prapashtica dhe 11 nxënësit e tjerë të shkollës “Dëshmorët 1921” është ndaluar transporti i organizuar nga Komuna e Prishtinës, pasi operatorit që bënte bartjen e tyre dhe të mësimdhënësve i ka skaduar kontrata më 24 nëntor.

- Advertisement -

Shkolla gjendet 6 kilometra larg shtëpisë së tij, përveç të ftohtit Altini nuk po mund të shkojë në këmbë për shkak të rrezikut nga kafshët e egra, pasi fshati shtrihet kryesisht në zonë malore.

Babai i tij, Halim Ruhani, thotë se Komuna është duke bërë “pazar” me nxënësit e fshatit.

“Fëmija janë prej të martës nuk ka transport e janë duke qëndruar në shtëpi. Nuk po mësojnë për shkak se i ka dalë oferta Komunës, çka po di unë problem i tyre, por po donë të bëjnë pazar me fëmijë, shkurt e shqip. Po mundohemi me i shti me m’su nga pak këtu vetë te shpija”, thotë Ruhani.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Fatmir Zhdrella, ka thënë se disa nxënës dhe mësimdhënës po mundohen të gjejnë vetë mjet transporti.

Sipas tij, ka disa vjet që ka vonesa për këtë tender dhe më së shumti pasojat po i bartin nxënësit.

Komuna e Prishtinës ka shpallur njoftimin për kontratën më 12 nëntor, vetëm 12 ditë para skadimit të kontratës, edhe pse ishin në dijeni për procedurat e gjata të prokurimit.

- Advertisement -

Sipas tyre, kontrata nuk pritet të bëhet të paktën edhe për dy javë.

“K. Prishtinës organizon transport vetëm për nxënës dhe arsimtarë në SHFMU” Dëshmorët 1921” Prapashticë dhe SHFMU” Azemi Salihu” Dabishec. Linjat e transportit për nxënës dhe arsimtarë në shkollat SHFMU ”Dëshmorët 1921”, SHFMU” Azemi Salihu” Dabishec janë në procedura të prokurimit. Procedurat mund të zgjasin deri në mes të muajit dhjetor. K.Prishtinës në bashkëpunim me shkollat është duke shikuar format ligjore që sa më parë të organizojë transportin e nxënësve dhe arsimtarëve”, thuhet nga DKA e Prishtinës.

Sipas Ligjit për arsimin parauniversitar, komunat duhet të organizojnë transportin pa pagesë për fëmijët që jetojnë mbi 4 kilometra larg shkollës. /Koha/

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBAShK-u lëshon pe: Ta pezullojmë grevën deri në janar, mësimi të fillojë më 3 tetor

Janë bërë 1 muaj e tri ditë, që kur ka filluar greva nga Bashkimi...

SHBASHK-u fillon të marr mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit është duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit të grevës, ka...

Me një abetare të madhe, aksion para Ministrisë së Arsimit

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së...

Edhe një mërgimtar tjetër i gatshëm t’ua jap nga 100 euro mësuesve

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit kosovar. Edhe Fitim Krasniqi, nga...