E diel, 4 Dhjetor, 2022

21-vjeçarja lind foshnjën gjigande 5.8 kg, habitet stafi mjekësor

Një nënë 21-vjeçare Amber Cumberland nga Anglia ka qëndruar 24 orë në maternitet derisa solli në jetë vajzën e saj Emilia.

Gjatë shtatzënisë mjekët i thanë se ajo pret binjakë dhe barku i saj filloi të rritej ekstremist shumë. Foshnja që lindi peshonte 5.8 kilogramë dhe është zyrtarisht e porsalindura e dytë në Mbretërinë e Bashkuar që thyen këtë rekord.

- Advertisement -

Kur vajza filloi të dilte, fytyra e mjekëve ishte e tronditur, por më pas ata filluan të qeshnin kur e panë dhe i thanë nënës “urime, ke pasur vetëm një vogëlushe”.

Foshnja Emilia ishte tepër e madhe në tremujorin e tretë, duke arritur madhësinë mesatare të një foshnje 36 javore me skanimin e saj 32-javor.

Nëna u mundua shumë gjatë lindjes, pësoi shumë lëndime dhe dëmtime, por me kalimin e kohës ajo filloi të merrte veten. Ditët e para ajo nuk merrte dot vajzën në krahë ta ushqente për shkak të plagëve që kishte.

- Advertisement -

“Veshjet që kishim sjellë nuk i përshtateshin asaj, por për fat të mirë kishim disa rroba rezervë 0-3 muaj dhe stafi i spitalit u vu në kërkim të pelenave më të mëdha në të gjithë pediatrinë. Infermieret e spital vinin dhe vizitonin vajzën time për ta parë peshën e saj dhe për të bërë foto me të pasi ishte shumë e madhe. Unë dhe bashkëshorti jemi aq të lumtur me vajzën tonë të mrekullueshme”, është shprehur Amber.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 aftësi që çdo fëmijë duhet t’i mësojë para moshës 10 vjeçe

Kur fëmija juaj shkon në shkollë atje i mësojnë atij lexim, shkrim dhe aritmetikë.  Por...

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se është hapur aplikimi...

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...