E hënë, 3 Tetor, 2022

10 pyetjet që çdo grua i bën vetes 40 ditë pas lindjes: Ja si ndryshon trupi dhe gjendja emocionale e saj

Periudha pas lindjes është një periudhë delikate për nënën e re si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Jasi ndryshon trupi gjatë 40 ditëve, çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo.


1- Cfarë i ndodh uterusit dhe perineumit pas lindjes?

- Advertisement -

Nëse gjatë javëve të fundit të shtatzënisë indi i mitrës peshonte rreth 1 kg, duke filluar nga dita e 7-të e lindjes pesha e tij pakësohet me rreth 50%, për t’u rikthyer në dimensionet fillimit të shtatzënisë pas rreth 6 javësh nga lindja. Pesha që duhet të ketë është rreth 100 gramë.

2- Cfarë janë rrjedhjet e gjakut pas lindjes dhe sa zgjasin?

Rrjedhjet ematike me ngjyrë të kuqe të qartë që shfaqen pas lindjes janë fragmente të mukozës endometriale, e cila ka pasur si qëllim gjatë shtatzëanisë ushqimin e fetusit. Sasia e këtyre rrjedhjeve zvogëlohet me kalimin e ditëve duke ndryshuar jo vetën sasinë, por edhe ngjyrën. Ato mund te zhduken pas rreth 3-6 javësh duke bërë që gjatë ditëve të fundit të marrin ngjyrë të bardhë në të verdhë.

- Advertisement -

3- Pse barku duket si një pjesë e huaj në trup?

Është shumë normale të ketë këtë pamje, pasi kjo pjesë e trupit është tërhequr në maksimum, për t’u “zbrazur” më pas në mënyrë të menjëhershme. Pas lindjes organet të cilat janë spostuar për t’i bërë vend fëmijës, duhet të shkojnë në vend dhe kështu do të ndodhë edhe me muskulaturën e barkut. Për ta ndihmuar të kthehet më shpejt në gjendjen e para shtatzënisë mund të bëni pak gjimnastikë, duke filluar nga java e dytë e lindjes, mund të përdorni korse etj.

4- Kur do të kthehet pesha në gjendjen normale?

Pas lindjes së fëmijës trupi humb menjëherë rreth 6 kg, kjo pasi nga trupi ka dalë tashmë fëmija, placenta, lëngu amniotik. Humbja e peshës vazhdon gradualisht dhe ka tendencë të stabilizohet brenda 10 javësh.

5- Kur mund të fillojmë të kryejmë marrëdhënie intime?

Mirë është që të kalojë periudha e lehonisë para se të rifilloni marrëdhëniet intime, dhe kjo pasi të keni kryer një vizitë tek gjinekologu, dhe pasi ai t’ju ketë siguruar që uterusi është kthyer në dimensionet e mëparshme. Doktori në favor të kësaj mund t’ju këshillojë të përdorni një xhel lubrifikues që do të pakësojë dhimbjet që mund të ndieni.

6- Mund të bëjmë dush brenda 40 ditëve?

Ju mund të bëni dush sapo të ktheheni në shtëpi, edhe nëse keni bërë një lindje me operim, duke përdorur një sapun disinfektues të holluar. Plagën duhet ta thani shumë me kujdes, ndoshta edhe duke përdorur tharësen e flokëve. Ndërsa përsa i përket larjes në vaskë, futjes në pishinë ose në det duhet të prisni rreth 6 jave, pavarësisht mënyrës si keni lindur.

7- Mund të marrim rreze dielli pas lindjes?

Cilado qoftë mënyra si keni lindur mirë është që të prisni rreth 6 javë para se të ekspozoheni në rrezet UV, sidomos nëse keni bërë lindje cezariane, kjo pasi plaga mund të ndërlikohet.

8- Kur mund të fillojmë të bëjmë sport?

Ju mund të filloni të merreni me sport pas rreth 6 javësh nga lindja, dhe sigurisht duke marrë aprovimin e mjekut gjinekolog. Nëse keni bërë lindje me ndërhyrje cezariane mund të filloni duke bërë shëtitje me karrocën e bebit.

9- Çfarë masash duhet të marrim në lidhje me plagën e operimit dhe epizotominë?

Lindja me operacion është padyshim më e dhimbshme dhe bën që trupi të kërkojë më tepër kohë për të rikuperuar. Dhimbjet kanë tendencën të bëhen më të lehta rreth ditës së 3-të, duke bërë që nëna t’i rikthehet jetës normale njësoj si gratë që kanë lindur në mënyrë natyrale.
Përsa i përket epiziotomisë, ajo rikuperohet pas rreth 1 jave, kohë e cila përkon me rrënien e penjve të qepjes. Gjatë kësaj kohe ju mund të shpëlaheni shpesh dhe të thaheni mirë, si edhe të ndërroni shpesh pecetat higjienike. Mundohuni ta mbani plagën sa më të thatë , si edhe evitoni qëndrimet e gjata në këmbë ose ulur.

10- Si të rikuperojmë në aspektin psikologjik?

Ju këshillojmë të qëndroni për rreth 1 javë në shtëpi në mënyrë që të rikuperoni sa më shumë të jetë e mundur, ndoshta duke kërkuar ndihmë nga dikush. Në momentin që do ta ndieni veten gati mund t’i riktheheni jetës së mëparshme, duke shkuar tek parukjerja për të rregulluar flokët apo tek estetistja, duke e lënë vogëlushin në shtëpi me dikë të besuar që ofrohet t’ju ndihmojë, pa u ndier aspak në faj! Kjo sepse nëna pas lindjes nuk ka nevojë të rikuperohet vetëm në aspekin fizik, por edhe në atë psikologjik.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...